Gjykata Penale e Shkupit dënoi me katër vjet burg ish-drejtorin e Klinikës së Geriatrisë, Muhsin Arifin, për veprën penale të marrjes së ryshfetit, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Blerim Ameti, u dënua me një vit e dhjetë muaj burg. Gjykata vlerësoi si rrethana rënduese peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprës, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Arifi u akuzua se ka kërkuar ryshfet për shtrimin në spital të një personi në gjendje të rëndë shëndetësore, ndonëse kjo ishte detyrë e tij zyrtare, ndërsa Ameti u arrestua në flagrancë duke marrë 20 mijë euro, pjesë e shumës së destinuar për Arifin. Të dy të akuzuarit gjatë procesit gjyqësor kanë mohuar fajësinë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume