Më datë 25.01.2026, në ora 22:10, në SPB Tetovë, një grua 36-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se babai i saj R.V. (65), vëllai S.V. (34), axha F.B. (68) dhe ish-bashkëshorti Z.E. (46) kanë drejtuar kërcënime ndaj saj dhe bashkëshortit të saj aktual A.D., po ashtu nga rrethina e Tetovës.

Sipas denoncimit, po atë ditë në fshatin ku ajo jeton është vërejtur një automjet i tipit “BMW”, me targa të Gostivarit, pronë e të afërmve të ish-bashkëshortit, të cilët kanë pyetur për vendbanimin e bashkëshortit të saj A.D.
Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com