Z. President, Shkëlqësia Juaj, Z. Trump
E kamë një kërkesë për ju
Dua të takohem me ju kur të keni kohë dhe mundësi të takoheni me mua. Shkëlqësi e di që jeni shumë i nxënë dhe i ngarkuar me punët e udhëheqjes së shtetit tuaj brenda dhe jashtë tij. Shumë mirë i di problemet e shtetit tuaj me Venezuelën, me Kolumbinë me kërcnimet nukleare të Iranit dhe të Koresë së Veriut si dhe me luftën në Ukrainë. Por unë i nderuar Z.President nuk kame tjetër zgjidhje. E di që do të më thoni se çfar ju duhet takimi me mua kur ju i keni pëfaqsuesit tuaj politik atje te ju.
Por duhet tu informoj se këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kërkesat për takime me përfaqësues të popullit ose zgjasin shumë ose nuk realizohen kurrë. Z.President gjithashtu do tu informoj se një kërkesë për tu takuar e kamë paraqitur te Zyra e Kryetarit të Komunës time por pergjigje pozitive as negative ja 60 ditë nga i njejti akoma nuk kamë
Duke ju konsideruar si një person me besueshmëri dhe peshë të madhe në skenën ndërkombëtare, I nderuar President Ju lutem ta pranoni kërkesën time për takim me ju sa më shpejt që të jetë e mundur. Z.President ju falenderoj para lohe për shqyrtimin e kërkesës time.
Me respekt të veçantë nga unë Ejup Berisha Gazetar dhe opinionist.