Kievi dhe qytete të tjera ukrainase janë përfshirë sërish nga sulme masive ruse me dronë dhe raketa, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe duke lënë disa zona të kryeqytetit pa energji dhe ngrohje. Autoritetet ukrainase kanë aktivizuar alarmin ajror dhe mbrojtja ajrore po ndërhyn për të neutralizuar dronët dhe raketat që afrohen nga veriu dhe juglindja.

Për shkak të përshkallëzimit të dhunës, Ukraina ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kërkesë e mbështetur nga disa vende europiane, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Greqinë. Rusia pretendon se gjatë natës ka rrëzuar dhjetëra dronë ukrainas në disa rajone, ndërsa në rajonin e Volgogradit është regjistruar një zjarr i madh në një depo karburanti pas një sulmi me dronë ukrainas.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com