Fu Cong, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara reagoi lidhur me çështjet e detit të Kinës Jugore.
“Dua të theksoj se Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi Nanhai Zhudao dhe ujërat ngjitur. Ajo ka të drejta sovrane dhe juridiksion mbi ujërat përkatëse. Sovraniteti territorial, të drejtat dhe interesat detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore, janë të bazuara në baza të forta historike dhe ligjore”, tha ai në një debat të hapur të Këshillit të Sigurimit mbi sundimin ndërkombëtar të ligjit”, tha Fu
Gjithashtu dua t’i kujtoj përfaqësuesit të SHBA-së se Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Konventën e OKB-së për Ligjin e Detit (UNCLOS) dhe nuk kanë të drejtë të pretendojnë se janë gjykatës të UNCLOS dhe të tregojnë me gisht vendet e tjera”, theksoi në fjalën e tij Fu Cong