Mbetemi të përkushtuar edhe me mbështetje të fuqishme për rritje të mëtejshme të pagave në sektorin shëndetësor në kuptim të vlerësimit adekuat të punës së punonjësve shëndetësorë si parakusht për punë cilësore, deklaroi drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, në konferencën e sotme për shtyp të Qeverisë.

“Dua të theksoj se perceptimi se në sektorin publik dhe në udhëheqjen e sektorit publik ka ndonjë kundërshtim të vlerësimit adekuat të punës. Të përsëris se në sektorin shëndetësi – në mënyrë kumulative pagat në nëntor të vitit 2024 dhe mars të vitit 2025 janë rritur 17 për qind, në mënyrë disproporcionale shumë më tepër për me arsim fillor, me arsim të mesëm, mjekët ishin më pak sepse ishin rritje lineare. Tek mjekët amë kapacitetet janë rritur 33 për qind. Rritje historike që është bërë që të rriten pagat për mjekët dhe për infermireret të punësuar aty, sepse ne besojmë fuqishëm se puna duhet të vlerësohet në mënyrë adekuate”, tha drejtori i FSSH-së në konferencën për shtyp.

Ai përkujtoi se konform marrëveshjes me sindikatat, në mars të këtij viti do të ketë edhe një rritje e pagave në shëndetësinë publike.

“Kështu që mendoj se të paktën pagat për stafin e mesëm mjekësor, për infermierët, janë konkurruese me sektorin privat. Mendoj se në disa sektorë të tjerë – arsim, janë arritur marrëveshje për rritje të pagave. Pra, të paktën në sektorin tim, mund të them me siguri se ka mbështetje të fortë për rritje të mëtejshme të pagave në aspektin e vlerësimit të duhur të punës së punonjësve të kujdesit shëndetësor si parakusht për punë cilësore. Ne mbetemi të përkushtuar ndaj kësaj. Tashmë mund të njoftoj se rritja në mars nuk do të jetë e barabartë për të gjithë, por do të jetë në bazë përqindjeje, sepse pagat midis stafit të ulët dhe mjekëve – koeficienti dhe diferenca midis tyre janë ulur, megjithatë edhe mjekët duhet të vlerësohen në mënyrë të përshtatshme”, shpjegoi Klekovski.

Lidhur gjetjet e konstatuara nga kontrollet e zbatuara vitin e kaluar në institucionet publike shëndetësore për drejtorë dhe doktorë, të cilët ilegalisht kanë marrë më shumë para nga ajo që duhet për të cilat është thënë se do të kërkohet që të kthehet, nëse i kanë kthyer dhe nëse ka edhe menaxherë tjerë, të cilëlt ilegalisht i kanë rritur pagat, tha se deri më tani nuk ka kthim të parave nga pagesat e mëdha.

“Lidhur me kontrollet e kryera, tejkalimet e konstatuara të kompensimeve të ndërlidhura me punë, përfundimisht me 31 dhjetorin, asnjë institucion publik nuk ka rimbursim të kompensimeve, pagave të tejkaluara të rritura. Ne nuk kemi bërë kontrollë të ditur, megjithatë e dimë që nuk është bërë asnjë rimbursim”, përgjigjet Klekovski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com