Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KMK) informon se gjatë vitit 2025 janë shqiptuar gjoba për shkelje të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës dhe për shkelje të dispozitave të Ligjit për Ndalimin e Praktikave të Padrejta Tregtare, në një vlerë totale prej 53.044.555,00 denarë.
Me këto sanksione, Komisioni dërgon një mesazh të qartë dhe pa mëdyshje se kartelet, marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozicionin dominues, përqendrimet e paraportuara dhe praktikat e padrejta tregtare nuk do të tolerohen. Gjobat kanë një rol të fortë parandalues dhe përfaqësojnë një mekanizëm efektiv për të penguar shkeljet e ardhshme të rregullave të tregut.
Komisioni do të vazhdojë me mbikëqyrje aktive dhe zbatim të vazhdueshëm të kompetencave ligjore, me qëllim sigurimin e kushteve të drejta dhe transparente të tregut, trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë dhe mbrojtjes efektive të konkurrencës dhe interesave të konsumatorëve