Ekipet e Komunës së Sarajit janë në terren dhe po punojnë me intensitet të shtuar për pastrimin e borës dhe sigurimin e qarkullimit të lirë në rrugët e komunës sonë. Prioritet u është dhënë rrugëve kryesore, institucioneve publike dhe shkollave.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. Ju ftojmë që të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe të respektoni udhëzimet e autoriteteve kompetente.

Komuna e Sarajit mbetet e përkushtuar që edhe në këto kushte dimërore të sigurojë shërbime efikase dhe siguri për të gjithë qytetarët.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com