Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të thata. Në rrugën Shkup – Tetovë vërehet dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra.

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” thonë se të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe përrenj, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut.

Prej atje apelojnë për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com