Sipas Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë, trafiku në të gjithë vendin po zhvillohet normalisht, në kushte rrugësh të lagështa. Qarkullimi jashtë zonave urbane është me intensitet mesatar.
Nga LAMM bëjnë të ditur se në pikat kufitare nuk ka vonesa të theksuara për hyrje dhe dalje nga vendi.
Autoritetet u apelojnë drejtuesve të automjeteve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht nëpër lugina, ku mund të shfaqen rrëshqitje dheu.
Mgid