— Kemi ardhur në një situatë ku, si qytetarë, jemi kolektivisht të neveritur nga disa parti politike si bartëse për shumë vite të pushtetit që ishin!Nuk është një opinion i ri, i papjekur, i pamenduar sepse shekulli i 21-të tashmë po hyn në çerekun e dytë, por është një pasqyrim i rrethanave shoqërore dhe zhgënjimit të disa brezave të tërë.Partitë të cilat na sunduan nuk na sollën të mirat e pritura. Duke kaluar në sistemin shumëpartiak, ne prisnim përmirësim dhe zhvillim shumë më të hovshem të vendit …
Skënder MULLIQI
Njeriu është qenja më e përkryer.Njerëzit janë njerëz dhe shumë shpesh shkojnë keq më njeri-tjetrin?Dhe , më duket se mos kuptimi është i lidhur për interesa, dhe kjo bëri që shpesh të kemi bllokada që nuk i kontribuan të mirës së Kosovës.Ata u bashkuan për interesa përsonale rreth mediave të tyre , që u paguan mirë gjatë gjithë kohës , dhe e përbashkëta e tyre rezultojë më ngadalësimin e të gjitha priceseve në Kosovë.U shërbyen më metoda jo të ndershme për të mbetur në pushtet.Gjatë gjithë kohës u ndeshëm më fenomenet negative të korrupcionit dhe krimit të organizuar të përmasave enorme.Dhe, këto dukuri negative dhe të tjera bënë që të stagnojmë në zhvillimin e gjithmbarshëm , madje patem edhe regres, varfëri dhe largime masive nga Kosova .Fronti i bllokadës dhe grindjët e vazhdeshme dhe të palavdishme i bën shumë sherre rrugëtimit të Kosovës drejtë inkuadrimit në strukturën politike të BE-së.Më duket se në politikën e Kosovës nuk është folur gjatë për popullin dhe realizimin e intersave të tyre , për qka njerëzit e politkës edhe janë aty.Fjala popull është përdorë apo keqpërdorë nga strukturat politike vëtem në kohë të zgjedhjeve kur ju ka nevoitur vota e tyre , apo për ndonjë interes tjetër.Megjithatë, tani “populli” po kthehet në derën e madhe, të vetëdijesimit që I mungonte për shumë kohë, se cilët janë ata që duhet të drejtojnë anijen në kahun e duhur të shtetit të Kosovës.Kemi ardhur në një situatë ku, si qytetarë, jemi kolektivisht të neveritur nga disa parti politike si bartëse për shumë vite të pushtetit që ishin!Nuk është një opinion i ri, i papjekur, i pamenduar sepse shekulli i 21-të tashmë po hyn në çerekun e dytë, por është një pasqyrim i rrethanave shoqërore dhe zhgënjimit të disa brezave të tërë.Partitë të cilat na sunduan nuk na sollën të mirat e pritura. Duke kaluar në sistemin shumëpartiak, ne prisnim përmirësim dhe zhvillim më të hovshem të vendit . Shumë njerëz bartës të politikës u mbledhën apo u bën bashkë me një qëllim të vetëm: të mbushin xhepat e tyre .Degraduan po thuaj të gjitha sistemet, e më se shumti më duket mua degradoj arsimi, si shtylla kryesore për prodhimin e kuadrove të mirëfillta për të udhëqur shtetin ashtu si duhet .Pamë plotë kopjues, blerës diplomash të shkollës se mesme dhe grumbullues diplomash univerzitare dhe plagjiatorë doktorature , kështu që nuk është fare qudi , së shumë qka u shëmb para syve të tyre , dhe institucionet që nuk u ndërtuan mirë.Në këtë drejtim treguan zell dhe mjeshtri.Partitë opozitare , nuk arritën të bijnë dakord në vitin 2025, as për gjera të vogla , e lëre më të bashkohën për diqka të rendësishme .Në fakt ata u interesuan më shumë për privilegjet pushtetare , sesa për një luftë të vërtetë të bashkuar për sundimin e rendit dhe ligjit, për funksionimin e institucioneve ashtu siq duhet.E prun vendin pa nevojë në vakum institucional për muaj të tërë, dhe natyrisht së ndëshkimi më votën e 28 dhjetorit edhe është pritur.Dolën PDK dhe LDK humbës të mëdhenj, që nuk e kan pritur.Populli sheh dhe vepron.Populli nuk do kuazi-udhëheqës. Populli do një grup individësh me integritet politikë që nuk do të fshihen pas sloganeve ideologjike, dhe interesave meskine .Populli është mashtruar shumë shpesh gjatë këtyre dekadave të sundimit shumëpartiak, kështu që është e kuptueshme që ai ishte mosbesues, dyshues, që mendon lehtësisht se diçka ka mbaruar dhe pastaj zhgënjehet.Kësaj radhe votuan për ata që menduan se janë më të mirët dhe në këtë mozaik aktual politik edhe janë .Askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe të gjithë jemi në të njëjtën faqe për detyrat, përkatësisht, zgjimin e energjisë kombëtare, besimin dhe solidaritetin e ndërsjellë, çlirimin e republikës sonë nga krimi i organizuar dhe hedhjen e themeleve të forta për një shoqëri më të shëndetshme…Kjo është zatën detyra kryesore e pushtetit të ardhshem , më shumë detyra tjera që duhet kryer më nder , duke mos i përseritur gabimet nga e kaluara , se përndryshe do të ndëshkohen nga vota e sovranit -popull….