Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin e Këshillit për Operacione Zgjedhore, i cili ka rekomanduar KQZ-së, rinumërimin e votave të të gjitha vendvotimeve në edhe 28 komuna të tjera, si dhe ndërprerjen e mandatit për përfaqësuesit e partive politike në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren.
Ky rekomandim u votua unanimisht, me 11 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se gjetjet e dala nga procesi i rinumërimit do t’i adresohen Prokurorisë së Shtetit. “
“Në fund, në emër të KQZ-së, ritheksojmë se gjetjet nga procesi i rinumërimit do t’i adresojmë në Prokurorinë e Shtetit dhe në të njëjtën kohë ofrojmë bashkëpunimin e plotë institucional në procesin hetimor”, tha Kreshnik Radoniqi.
Ai e paraqiti edhe raportin nga rinumërimi në i plotë dhjetë komuna dhe 10 për qind e vendvotimev.e të tjera
“Sipas raportit nga vendvotimet e rinumëruara në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, rezulton se pas rinumërimit në QNR janë zbritur nga rezultati 36,007 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 20,978 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në QKN. Ndryshimi në numrin e votave të kandidatëve pas rinumërimit tregon se procesi i numërimit të votave të kandidatëve brenda subjekteve politike ka pasur pasaktësi”, ka thënë kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
“Analiza numerike e veçon komunën e Prizrenit si rastin më ekstrem. Pas rinumërimit në QNR të komunës së Prizrenit janë zbritur nga rezultati 29,343 vota për kandidatë, të cilat u ishin regjistruar atyre në QKN të Prizrenit. Po ashtu, pas rinumërimit u janë shtuar 16,366 vota kandidatëve, të cilat nuk ishin regjistruar saktë në këtë QKN. Megjithatë, në komunat tjera të rinumëruara nuk vërehen dallime të mëdha në votat e kandidatëve. Ndryshimet përfshijnë gabimet eventuale të regjistrimit të votave të kandidatëve dhe shtimin e votave si rezultat i rivlerësimit të fletëvotimeve të pavlefshme, por në vendvotime të caktuara janë evidente ndryshime me të mëdha tek disa kandidatë”, tha ai më tutje.
Rinumërimin e mbështetën përfaqësuesit e të gjitha partive politike.
Zgjedhjet u mbajtën me 28 dhjetor. Në rinumërim fillimisht shkuan 10 komuna dhe 10% të vendvotimeve të tjera, nga 38 sa janë gjithsejt dhe ku u evidentuan manipulime të votave të kandidatëve për deputetë. Pas këtyre gjetjeve politika dhe shoqëria civile kërkuan rinumërim në tëtë Kosovën./Reporteri.net/