Në takimin me kryeministrin etiopian Abiy Ahmed në Adis-Abeba, ministri i jashtëm kinez Wang Yi tha se Kina është e gatshme të punojë me Etiopinë për të zbatuar konsensusin e arritur nga liderët e të dy vendeve, për të forcuar harmonizimin e strategjive të zhvillimit, për të thelluar shkëmbimet e përvojave në qeverisje dhe për ta ngritur vazhdimisht në nivele të reja partneritetin strategjik për të gjitha rrethanat midis Kinës e Etiopisë

Wang është i ftuar për një turne vizitash në Etiopi, Somali, Tanzani dhe Lesoto nga 7 deri më 12 janar.

Etiopia i përmbahet parimit të “një Kine”, theksoi kryeministri etiopian Abiy Ahmed ,duke shprehur gatishmërinë e palës etiopiane për të ruajtur shkëmbimet e ngushta të nivelit të lartë me palën kineze, për të thelluar bashkëpunimin praktik në fusha si infrastruktura, energjia e re, inteligjenca artificiale e çështjet detare, si edhe për të forcuar zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Wang u bëri thirrje të dy vendeve të zbatojnë rezultatet e Samitit të Pekinit të Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë, të shfrytëzojnë plotësisht politikën e tarifave zero të Kinës ndaj të gjitha vendeve afrikane me të cilat ka marrëdhënie diplomatike dhe të përshpejtësojnë përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Wang Yi zhvilloi gjithashtu bisedime edhe me homologun e vet etiopian Gedion.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com