—- Nuk ka dyshim se kjo është një kohë që historia do ta shkruajë se si duhet të punojmë shumë për një unitet të ri. Vera e vitit 2026 qoftë e bekuar nga Zoti për të gjithë shqiptarët !

Skënder MULLIQI
Kaluam vitin 2025 plotë ngjarje , por jo shumë të mira.Patem krizë politike dhe institucionale të gjatë të prodhuar nga opozita që gjithë mendjen e kishte se si më ardhë në pushtet, edhe pse i kishte humbur zgjedhjet nga LVV.Dihet rrjedha deri sa erdhëm deri të zgjedhjet e reja , që LVV e përseriti fitorën plebishitare në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Është vështirë të kuptohet gjithqka e rëndësishme që do të ndodhë në vitin 2026 dhe me tej.Nga përfundimi i luftës e deri më tash kan kaluar 26 vite ku në nivel kombëtar, nuk mund të veqojmë ndonjë vit në të cilin të ketë qenë e mundur të punohet për unitetin kombëtar e shoqëror ,që i nevoitet secilit shtet , e neve edhe më shumë se ishim në fazën e tranzicionit.Uniteti kombëtar nuk ndodhë kurrë vetevetiu, pa ia bërë hyzmetin, e ne ja bëmë hyzmetin më shumë përqarjEve dhe ndasive polItike ,që rezultoj jo favorshem në avansim të gjitha proceseve zhvillimore .Pa njerëz të unitetit nuk arrihen objektivat e caktura për zhvillim dhe mirqënje të qytetarëve .Pamë për shumë vite thyerje te mëdha politike pëer interesa të ngushta dhe pamë edhe thyrje mbi bazat ideologjike që vendin e mbërthyen në krizë pas krize politike dhe institucionale Këto ndarje ishin të prodhuara artificilaisht , që krijuan dy kategori , të varfërit që ishin shumica ,dhe njerëzit në pushtet dhe ata afër tyre që u bën milipner më taksat e popullit.Nuk duhet harruar këtu edhe fenomenet e korrupcionit dhe krimit të organizuar , të cilat fenomene edhe me disa të tjera , e keqësuan gjendjen ekonomike dhe sociale në vend , ku një shumicë nuk po jetojnë mirë .Nuk ka asnjë mundësi që një shtet të ecë përpara pa ringjallur vetëdija për shtetndërtim dhe mirëqenje , dhe për kultivimin e identitetit shtetëror dhe kombëtar.Për të ecur krahas kohës se civilizuar duhet besuar në Zot.Pa e dhënë të gjithë shëmbullin e mirë , nuk kemi mundësi të ecim krahas shtetve demokratike ne Evropë.Duhet të përfshihen të gjitha institucionet të shkencës , kulturës dhe shoqërisë , për tu arritur objektivat e caktuara për tu bërë pjesë edhe të Evropës së Bashkuar .Kjo është shumë më rëndësi tash kur përpara na presin sfida të mëdha ndërkombetare, e veqmas bisedimet më Serbinë e kriminelit Aleksander Vuqiq.Prangat pushtuese serbomëdha u thyen në mbledhjën e forcës së jashtëzakoshme shpirtërore dhe patriotike për tu përballuar më Serbinë fashiste dhe fitimit të pavarësisë.Këtë vit të përgatitemi mirë për tu përballur me kërcënimet që e presin popullin shqiptarë nga Serbia e pareformuar më apetite pushtuese të territoreve shqiptare .Nuk ka dyshim se kjo është një kohë që historia do ta shkruajë se si duhet të punojmë shumë për një unitet të ri. Vera e vitit 2026 qoftë e bekuar nga Zoti për të gjithë shqiptarët …!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com