Shtëpia e Bardhë ka publikuar emrat e anëtarëve që do të bëjnë pjesë në Bordin Ekzekutiv për Gazën, një strukturë e re e administruar nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky bord do të mbikëqyrë punën e një komiteti teknokratësh të ngarkuar me qeverisjen e përkohshme dhe rindërtimin e Gazës.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Secili anëtar i bordit do të ketë përgjegjësi për një portofol të veçantë, që konsiderohet kritik për stabilizimin e rajonit, por ende nuk është e qartë se kush do të marrë çfarë detyre.

Anëtarët kryesorë të bordit përfshijnë:

Sir Tony Blair, ish-kryeministrin britanik dhe i dërguar për Lindjen e Mesme i Kuartetit Ndërkombëtar (OKB, BE, SHBA, Rusia). Ai është i vetmi anëtar themelues që nuk është shtetas amerikan

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, një figurë qendrore në politikën e jashtme të administratës Trump

Steve Witkoff, miliarder dhe partner golfi i Trump, i përfshirë në negociatat ndërkombëtare për paqen

Jared Kushner, dhëndri i presidentit, i njohur si ndërmjetës në konflikte si Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Gaza

Marc Rowan, CEO i firmës së madhe të kapitalit privat Apollo Global Management

Ajay Banga, president i Bankës Botërore, me eksperiencë të gjatë në këshillimin e liderëve amerikanë

Robert Gabriel, këshilltar i sigurisë kombëtare në SHBA dhe bashkëpunëtor i gjatë i Trump

Bordi do të punojë gjithashtu me një komitet palestinez prej 15 anëtarësh, të quajtur Komiteti Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), i drejtuar nga Ali Shaath, ish-zëvendësministër i Autoritetit Palestinez. Ky komitet do të menaxhojë punën e përditshme të qeverisjes në Gaza.

Për momentin, në bord nuk ka asnjë palestinez ose grua, por Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se anëtarë të tjerë do të njoftohen në javët e ardhshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com