Lagjja “Sahati” e Gostivarit ishte sonte mikpritëse e radhës e përfaqësuesve të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), në kuadër të turit të takimeve me qytetarët para zgjedhjeve lokale të 11 janarit.
Në këtë takim me banorët e lagjes morën pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, si dhe përfaqësues të shtabeve zgjedhore.
Gjatë prezantimit të tij, Valbon Limani shpalosi pikat kryesore të programit për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke vënë theksin në nevojat dhe prioritetet e lagjes “Sahati”, si dhe në zhvillimin e përgjithshëm urban të Gostivarit. Ai theksoi se projektet e planifikuara përfshijnë investime në infrastrukturë, shërbime sociale dhe iniciativa zhvillimore, me synim rritjen e standardit jetësor dhe krijimin e perspektivës afatgjatë për qytetarët.
Banorët e lagjes “Sahati” shprehën mbështetjen e tyre të hapur për kandidatin Limani, duke theksuar se më 11 janar do të japin një votë të fuqishme për vazhdimësinë, në mënyrë që të konfirmohet fitorja dhe të përsëritet suksesi i arritur në zgjedhjet e 19 tetorit.