Lumir Abdixhiku i mbijeton votëbesimit në Kuvendin e LDK’së, shumica e delegatëve kundër dorëheqjes së tij

Delegatët e Kuvendit të LDK-së me shumicë të votave kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër pranimit të dorëheqjes së ofruar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kundër dorëheqjes së Abdixhikut janë deklaruar 164

Pro dorëheqjes janë deklaruar: 136

Pas këtij votëbesimi, Abdixhiku do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Lidhjes Demokratike.

Kuvendi i LDK-së ishte thirrur pasi Abdixhiku kishte ofruar dorëhqejen pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku u rendit si parti e tretë dhe ka fituar vetëm 15 mandate.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com