LIVE nga Gostivari: Valbon Limani dyfish ma shumë vota se Nevzat Bejta, numërimi po vazhdon ende (VIDEO)
Sipas të dhënave nga shtabi i AKI-së, ku po numrohen votat në komunën e Gostivarit, Valbon Limani po prin mbi kundërkandidatin Nevzat Bejta, i cili garon nga lista e Vlenit.
Burimet nga shtabi bëjnë të ditur se në shumë vendvotime, Valbon Limani ka arritur të marrë pothuajse dyfishin e votave krahasuar me kundërkandidatin e tij. Numërimi po zhvillohet në përputhje me procedurat zyrtare të Komisionit Zgjedhor.
Portali Tetova Sot po qëndron LIVE në shtabin e Aleancës Kombëtare për Integrim në Gostivar, duke sjellë për qytetarët pamje dhe informacione të drejtpërdrejta mbi ecurinë e numërimit të votave./TS
Mgid