Nga 35.000 deri në 60.000 denarë në muaj, Lotaria Shtetërore e Maqedonisë u paguan personave të jashtëm të angazhuar për kryerjen e punëve të caktuara.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Sipas dokumenteve që redaksia e Infomaks i ka siguruar, numri i këtyre personave është pak më i vogël se njëqind, megjithatë ende nuk kemi marrë informacione zyrtare nga Lotaria Shtetërore e Maqedonisë.

Në listat që redaksia e Infomaks i ka pasur në shqyrtim, shfaqen emra të disa personazheve të njohur. Për shembull, profesori i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”, Borçe Davitkovski, këngëtarja Adelina Tahiri merr 50.000 denarë, e cila ka edhe shtetësi shqiptare, regjisori dhe aktivisti i njohur i VMRO-DPMNE-së, Boris Damovski, si dhe influenceri Kristian Stankovski, i njohur si Bombakis, dhe ish-anëtari i Komisionit Juridik të VMRO-DPMNE-së dhe pjesë e krahut reformator të asaj kohe, Gligor Çatmov.
Një pjesë e madhe e këtyre personave janë në moshë rreth njëzet vjeç, ndërsa një numër i konsiderueshëm prej tyre janë anëtarë dhe aktivistë të partive në pushtet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com