SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër I.G. (27) nga Manastiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhimi, mbajtja dhe tregtimi i palejuar i armëve ose lëndëve shpërthyese”.
Më 08.12.2024, në një klub nate në Çarshinë e Vjetër në Manastir, i denoncuari ka mbajtur pa autorizim një pistoletë të kalibrit 22 LR, e cila është armë zjarri gjysmë automatike, ndërsa gjatë verifikimit është konstatuar se pistoleta kishte dy numra fabrike, raporton TetovaSot.
Mgid