MPB njofton se dje në Stacionin Policor Strumicë është raportuar se në fshatin Radiçevë, rajoni i Strumicës, është gjetur i vdekur K.G. (66) nga i njëjti fshat. Sipas informacioneve, ai nga pakujdesia ka rënë në një pusetë në oborrin e shtëpisë së tij, njoftuan sot nga SPB Strumicë. Në njoftim shtohet se mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa këqyrjen në vendngjarje e ka kryer një ekip i SPB Strumicë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com