Maqedonia e Veriut është destinacioni i dytë më i madh për eksportet e Kosovës, pas Shqipërisë, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës për periudhën janar–nëntor 2025.

Gjatë 11 muajve të parë të vitit 2025, eksportet e Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut arritën në 29.299.750 euro, nga gjithsej 110 milionë euro sa ishte vlera totale e eksporteve të vendit. Më i madh mbetet eksporti drejt Shqipërisë me 38.135.646 euro, ndërsa në vendin e tretë renditet Turqia me 9.773.293 euro.

Pasojnë Italia me 6.475.230 euro, Bullgaria me 5.647.172 euro, Serbia me 5.596.684 euro, Mali i Zi me 4.620.140 euro, Gjermania me 4.602.711 euro, Zvicra me 4.270.647 euro, ndërsa dhjetëshen e parë e mbyll Suedia me 2.063.812 euro.


Produktet më të eksportuara nga Kosova sipas vëllimit janë pijet joalkoolike me vlerë 59.454.548 euro, uji mineral natyral pa gaz me 18.494.324 euro, si dhe birra e ambalazhuar me 7.827.529 euro, ndër të tjera.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet mbulojnë importet vetëm me 15,7 për qind. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet shënuan rënie prej 9,5 për qind, ndërsa importet u ulën për 1,6 për qind.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com