Për zbatimin e programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, dedikuar arsimit, trajnimit, të rinjve dhe sportit, Maqedonia këtë vit mori buxhetin më të madh që nga pjesëmarrja e saj si vend pjesëmarrës në program. Me rreth 8,2 milionë euro do të financohen projekte të përbashkëta të institucioneve arsimore maqedonase, institucioneve dhe organizatave civile me partnerë nga vendet e BE-së, si dhe vizita të shkurtra kërkimore dhe studimore.

Mundësitë për rrjetëzim, fushat prioritare, procedura për përgatitjen e projekteve dhe afatet për aplikim u prezantuan sot në konferencë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në prani të rektorëve të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në vend, përfaqësuesve të shkollave, shoqatave qytetare dhe përfituesve të tjerë potencialë të fondeve në kuadër të programit ERASMUS, u drejtuan kryetari i Qeverisë, Prof.Dr. Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, si dhe drejtorja e Agjencisë Kombëtare për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Ana Mihajllov.

Në konferencë u theksua se në fokus të programit janë të rinjtë, përkatësisht forcimi i njohurive dhe aftësive të tyre brenda kufijve të BE-së, me të cilat më pas do të kontribuojnë në zhvillimin e shtetit të tyre.

Ministrja Janevska vlerëson se edhe këtë vit do të ketë përdorim efikas të mundësive, sepse shteti ka bazë ligjore të fuqizuar, ku komponentë të detyrueshme janë mobiliteti, dimensioni evropian dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, janë fuqizuar edhe kapacitetet e Agjencisë Kombëtare, e cila ka udhëheqje të re profesionale dhe strukturë të mirë të brendshme, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës si autoritet kombëtar përforcon mekanizmat e kontrollit të gjithë procesit të zbatimit të programit ERASMUS.

Ajo i ftoi kandidatët e interesuar të shikojnë mundësitë dhe të aplikojnë me projektet e tyre për thirrjet për shpërndarjen e fondeve, të cilat Agjencia Kombëtare do t’i publikojë më 19 shkurt gjegjësisht më 5 mars.
Maqedonia është pjesë e programit ERASMUS që nga themelimi i tij nga Komisioni Evropian në vitin 2014, kur buxheti arrinte 3,5 milionë euro.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com