Bayern Munich ka arritur një marrëveshje verbale me Dayot Upamecanon për strukturën, kohëzgjatjen dhe pagën e kontratës së re. Mbrojtësi francez është shumë pranë vazhdimit të aventurës së tij në “Allianz Arena”.

Sipas burimeve, pika e fundit që mbetet për t’u diskutuar mes palëve lidhet me përfshirjen e një klauzole lirimi në të ardhmen dhe momentin se kur ajo do të bëhet aktive për klubet e interesuara.

Bavarezët i kanë ofruar Upamecanos një pagë prej 20 milionë eurosh në vit, shifër që ka bërë diferencën në negociata.


Paris Saint-Germain dhe Real Madrid kishin shprehur interes serioz për shërbimet e mbrojtësit, por nuk ishin të gatshëm të barazonin kushtet financiare të ofruara nga Bayern.

Rinovimi i kontratës së Upamecanos konsiderohet një hap i rëndësishëm për Bayern Munich, i cili synon të ruajë boshtin e skuadrës dhe stabilitetin në repartin e mbrojtjes për sezonet e ardhshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com