Një 42-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar në DPB Gostivar se është mashtruar për shumën prej 26.000 denarëve.
Sipas denoncimit, ai ka pranuar një SMS me link të rremë gjoja nga “Posta e Maqedonisë së Veriut”, për përditësimin e të dhënave për dërgimin e një pakoje. Pasi ka futur të dhënat e kartelës së tij bankare, nga llogaria e tij janë kryer pesë transaksione pa pëlqimin e tij.
Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS
Mgid