Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 11 janar në Gostivar, kandidati për kryetar komune nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, ka zhvilluar një takim me strukturat lokale të koalicionit dhe banorët e fshatit Zdunjë.

Gjatë këtij takimi, Limani ka shpalosur programin e tij qeverisës dhe vizionin për zhvillimin e fshatit Zdunjë, si dhe për drejtimin e përgjithshëm të Komunës së Gostivarit në katër vitet e ardhshme. Ai ka theksuar prioritetet strategjike që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin ekonomik lokal dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.

Kandidati është pritur nga një numër i konsiderueshëm banorësh, me të cilët ka zhvilluar një bashkëbisedim të hapur dhe konstruktiv. Sipas deklarimeve nga takimi, Limani ka marrë mesazhe mbështetjeje dhe besimi për një fitore bindëse më 11 janar, duke u bërë thirrje edhe për përsëritjen e rezultatit të arritur më 19 tetor.


Në vazhdën e aktiviteteve elektorale, Limani ka realizuar takime edhe në disa vendbanime të tjera të komunës, ku, sipas organizatorëve, është pritur me entuziazëm dhe ka marrë mbështetje të gjerë nga qytetarët. Takimi i mbrëmjes në Zdunjë u vlerësua si një tjetër dëshmi e mobilizimit dhe përkrahjes së vazhdueshme për kandidaturën e tij në këto zgjedhje lokale.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com