Pronari i “Markovski Kompani” dhe konsulli i nderit i Bjellorusisë, Borçe Markovski, është liruar nga paraburgimi, mëson Telma. Jozyrtarisht, garancia që ai ka dhënë për të mos u arratisur kap vlerën prej rreth 5 milionë euro dhe përfshin një shtëpi me oborr në Manastir si dhe tre banesa, gjithashtu në Manastir, në pronësi të “Markovski Kompani”. Si pasuri e luajtshme janë regjistruar edhe 25 bulldozerë dhe kamionë, të cilët janë gjithashtu pjesë e kompanisë.

Vendimin e ka marrë Gjykata Themelore në Manastir, edhe pse më herët Prokuroria e Manastirit ishte shprehur negativisht ndaj kërkesës së tij. Gjykata i ka caktuar masa kujdesi – Borçe Markovski duhet të paraqitet një herë në javë në gjykatë, ndërsa pasaporta i është konfiskuar përkohësisht.

Nga Prokuroria për Telma e kanë konfirmuar informacionin dhe kanë shtuar se kanë paraqitur ankesë lidhur me kompetencën e Këshillit Penal, duke vlerësuar se vendimin duhet ta marrë Gjykata e Apelit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com