Mëngjesin e sotëm më ftohtë është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë. Pas saj renditen Kumanova me -3 gradë, si dhe Shkupi-Petrovec, Shkupi-Zajçev Rid dhe Hanet e Mavrovës me -1 gradë. Temperaturë prej 0 gradësh është regjistruar në Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Krushevë. Një gradë kanë Tetova, Ohri dhe Vinica, dy gradë Pretori dhe Kavadari, tre gradë Demir Kapia, katër gradë Prilepi dhe Berova, pesë gradë Manastiri dhe Strumica, ndërsa më ngrohtë është në Gjevgjeli me 7 gradë.
Sasia më e madhe e reshjeve të shiut në 24 orët e fundit është shënuar në Krushevë, ku janë matur 55 l/m². Në Ohër janë regjistruar 52 l/m², në Pretor 48, në Hanet e Mavrovës 39, në Pozharan 35, në Kriva Pallankë 34, në Manastir 32, në Tetovë 31, në Prilep dhe Topolçan nga 24, në Kodrën e Diellit 23, në Berovë 19, në Shtip, Vinicë dhe Strumicë nga 16, në Veles 15, në Shkup-Zajçev Rid 14, në Gjurishtë 13, në Shkup-Petrovec dhe Pozhar-Radovish nga 12, në Kavadar 8 dhe në Demir Kapi 6 l/m².
Sasia më e madhe e borës është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku mbulesa e dëborës arrin 31 cm, ndërsa në Kriva Pallankë vetëm 2 cm.
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale herë pas here bore, ndërsa në zonat më të ulëta me shi dhe borë. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi mbi 60 km/h. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 1 deri në 8 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të herëpashershme bore. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.