Mërgimtarët nga Çegrani kanë shprehur mbështetje të fuqishme për kandidatin e AKI-së për komunën e Gostivarit, Valbon Limani, duke e cilësuar si alternativën më serioze dhe më të besueshme për udhëheqjen e qytetit.
Në mesazhet e tyre mbështetëse, diaspora thekson nevojën për ndryshim, zhvillim dhe përfshirje reale të mërgimtarëve në vendimmarrjen lokale, duke vlerësuar vizionin dhe programin e Limanit për një Gostivar më funksional dhe më transparent.
Valbon Limani ka falënderuar mërgimtarët për përkrahjen, duke theksuar se diaspora mbetet forcë kyçe në ndërtimin e së ardhmes së Gostivarit.
Mgid