24 janar 2026, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut mori konfirmim ndaj zbatimit të politikave ekonomike nga Agjencia Ndërkombëtare Kreditore “Standard & Poor’s”, e cila e ruajti vlerësimin kreditor të vendit me “BB-” me perspektivë stabile.
Konfirmimi i vlerësimit është sinjal i qartë i stabilitetit të politikës makroekonomike, nivelit të moderuar të borxhit publik dhe aftësisë së shtetit për t’i servisuar në kohë dhe në vazhdimësi detyrimet financiare, si dhe për sigurimin e vazhdimësisë në kryerjen e politikave ekonomike, edhe në kushtet e rritjes së pasigurisë ekonomike globale.

Në raport, “Standard & Poor’s” thekson se rritja ekonomike po përshpejtohet, e mbështetur nga rritja e investimeve publike, veçanërisht në kuadër të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe nga rritja e të ardhurave të amvisërive përmes rritjes së pagave dhe pensioneve.

Agjencia pret që rritja ekonomike të arrijë rreth 3.5% në vitin 2026, ndërsa në periudhën afatmesme rritja do të stabilizohet rreth 3%, me rritje graduale të rolit të investimeve private dhe kërkesës së jashtme.

Agjencia e thekson edhe përcaktimin e Qeverisë për përshpejtimin e rritjes ekonomike përmes realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore, si dhe angazhimet për përforcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e mjedisit afarist, pagesën më efikase të të ardhurave publike dhe uljen e ekonomisë gri.

Në raport ceket se politikat janë të orientuara drejt përkrahjes së kërkesës së brendshme, përmes rritjes së pagave dhe pensioneve, duke nënvizuar njëkohësisht edhe nevojën për konsolidimin fiskal gradual, por të vazhdueshëm.

Me Buxhetin e miratuar për vitin 2026, siç ceket në raport, parashikohet ulje e moderuar e deficitit buxhetor, i cili është projektuar në 3,5% të PBB-së, duke ruajtur nivel të lartë të investimeve kapitale.

Të ardhurat pritet të rriten më shpejt se shpenzimet, si rezultat i përmirësimit të arkëtimit dhe aktivitetit solid ekonomik, ndërsa ana e shpenzimeve mbetet e orientuar drejt investimeve kapitale në infrastrukturë, si dhe pagave, pensioneve dhe transfertave sociale.

Në raport theksohet se politikat janë të orientuara drejt mbështetjes së kërkesës së brendshme, përmes rritjes së pagave dhe pensioneve, si edhe vazhdimit të konsolidimit fiskal.

“Standard & Poor’s” pohon në raport se risqet në rënie që lidhen me mjedisin e jashtëm, veçanërisht zhvillimet ekonomike në Bashkimin Evropian, balancohen kryesisht nga qëndrueshmëria e ekonomisë vendase, stabiliteti i sistemit financiar dhe qasja e kujdesshme e politikave monetare.

Agjencia në raport po ashtu thekson se progresi i mëtejshëm në zbatimin e reformave institucionale dhe strukturore, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, mund të forcojë më tej pozicionin ekonomik dhe fiskal të vendit dhe të kontribuojë në përmirësimin e profilit kreditor.

Vlerësimi kreditor kryhet dy herë në vit nga agjencitë “Standard & Poor’s” dhe “Fitch”. Vlerësimi paraqet indikator kryesor për investitorët gjatë marrjes së vendimeve për investime dhe tregon nivelin e riskut të investimit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com