Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me atë nëse do të sigurohen grante për adaptimin e kompanive drejt transformimit të gjelbër dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, deklaroi:

„Po punojmë, praktikisht përmes Agjencisë Inova, për mundësimin dhe sigurimin e granteve për kompanitë, veçanërisht në pjesën e transformimit energjetik. Edhe aty kisha një fjalim shumë interesant. Po për transformimin energjetik, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Sepse nuk jam i sigurt, dhe me këtë u pajtuan edhe një numër i madh i pjesëmarrësve në ato panele, se me atë transformim energjetik ne mund të gjenerojmë në afat të gjatë energji bazë, e cila është e nevojshme për industrinë për nevojat e vetë industrisë. Kjo duhet të zhvillohet hap pas hapi, sepse çdo veprim i nxituar mund t’i shkaktojë dëme industrisë dhe shtetit. Por, si informacion për kompanitë, rreth 300 kompani parashihen të mbështeten me këto grante në vlerë të përgjithshme prej 25 milionë eurosh dhe së shpejti do të ketë një njoftim për publikun dhe thirrje publike.“

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com