Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, nëpërmjet emisioni Click Plus iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me orët e shtrenjta. Ai tha se është adhurues i orëve cilësore dhe se në periudhën në vijim do të publikojë në mënyrë transparente sa tatim ka paguar ndaj shtetit për këto orë.

“Shoh se këto ditë jam bërë temë e një pjese të vogël të botës politike, të cilën unë e quaj ‘llumi i shoqërisë’. Nuk e kam fshehur kurrë faktin se jam adhurues i orëve të bukura dhe se i kam në koleksionin tim. Në periudhën që vjen do të publikoj në mënyrë transparente sa tatime kam paguar ndaj shtetit në kohën kur kam punuar në kompani evropiane, si dhe sa tatime shtesë kam paguar. Nuk kam arsye të turpërohem për punën që kam bërë, sepse e kam bërë me ndershmëri dhe dinjitet, dhe nuk do të lejoj që të njolloset emri i familjes sime. Nuk i detyrohem askujt asgjë dhe gjithmonë veproj në interes të Maqedonisë – kështu do të vazhdoj të punoj”, deklaroi Mickoski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com