Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me ecurinë e shfrytëzimit të kuponëve për tabletë dhe pajisje elektronike për studentët, deklaroi:
„ Është shfrytëzuar plotësisht, shifra e përgjithshme është shfrytëzuar, gjë që na gëzon veçanërisht, pasi kjo ndodh për herë të parë. Interesi ishte vërtet befasues për ne. Ne premtuam se të gjithë studentët, pavarësisht nëse janë studentë të universiteteve private apo shtetërore, do të jenë shfrytëzues të këtyre kuponëve dhe jemi të kënaqur me shkallën e shfrytëzimit. A mjaftojnë 15.000 denarë, mbase jo plotësisht. Por, a mund të blihet me to një pajisje elektronike që do të shërbejë në të ardhmen, po, mundet.“