Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur sot në pyetje gazetareske lidhur me atë se cili është plani për blerjen e autobusëve të rinj ekologjikë të paralajmëruar, deklaroi:
„Ne në mbledhje të qeverisë morëm vendim, në kuadër të marrëveshjes “Qeveri me Qeveri” që kemi me Hungarinë. Një pjesë do të jetë kredi, sipas të njëjtave kushte që kishim edhe në rastin paraprak, gjegjësisht 3 vite grejs periudhë dhe 12 vite shtesë për shlyerje, pra gjithsej 15 vite me të njëjtën normë interesi. Qyteti i Shkupit në një anketë paraprake kërkoi 250 autobusë të tillë, prej të cilëve do t’i ndahen 100, bashkë me 50 karikues, ndërsa komunat e tjera që kanë transport qytetar të organizuar kërkuan, mendoj se kërkuan 89, por do të marrin 50, bashkë me 25 karikues.“