Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria, përveç ndërtimit të çerdheve, shkollave, sallave sportive, autostradave dhe hekurudhave, është duke shlyer edhe borxhet e trashëguara nga Qeveria e mëparshme.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me euroobligacionin e ri, gjatë vizitës së tij në shkollën fillore të zgjeruar “Bllazhe Koneski” në Komunën e Aerodromit, Mickoski theksoi se në janar të vitit të kaluar janë kthyer 500 milionë euro nga një euroobligacion i marrë nga Qeveria e kaluar.

“Përveç faktit që ne po ndërtojmë objekte të tilla – çerdhe, shkolla, salla, autostrada dhe hekurudha – ne po i kthejmë edhe borxhet e Qeverisë së mëparshme. Vitin e kaluar, në muajin janar, kemi kthyer 500 milionë euro euroobligacion të marrë nga Qeveria e kaluar, ndërsa me një pjesë të këtyre mjeteve, rreth 700 milionë euro, do të shlyejmë një tjetër euroobligacion që është marrë katër vite më parë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se, edhe pse nuk ka kushte ideale, me punë të përkushtuar dhe të ndershme është e mundur njëkohësisht të realizohen projektet dhe të shlyhen borxhet e trashëguara. Sipas tij, viti aktual do të jetë i vështirë, por Qeveria ka plan të qartë dhe mjetet financiare janë të siguruara.

Kryeministri gjithashtu theksoi se në këtë euroobligacion marrin pjesë kompani prestigjioze botërore, të cilat për herë të parë paraqiten si huadhënës në rajonin e Ballkanit. Ai ritheksoi se pjesa më e madhe e euroobligacionit, rreth 700 milionë euro, do të destinohet për kthimin e borxheve të vjetra.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com