Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për Ligjin për Kundërvajtje. Mickokski tha se me afrimin e datës 1 shkurt, kur pritet të nisë zyrtarisht lëshimi i gjobave, po regjistrohet një ulje e numrit të kundërvajtjeve të evidentuara.

“Të dhënat tregojnë se më 23 janar u regjistruan mbi 15.000 kundërvajtje, ku në fillim, kishëm mbi 100 mijë shkelje, nga ato 75% janë në Shkup, 5% në Kumanovë, 7% në Tetovë, 5% në korridoin 8 dhe 8% në korridorin 10. Ndërsa më 24 janar 14.000. Ndërkaq më 26 janar ka rreth 8 mijë shkelje të regjistruara. Pra, me afrimin e 1 shkurtit, numri i kundërvajtjeve të regjistruara po zvogëlohet”, tha Mickoski.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com