Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka planifikuar mbi 160 projekte investimi në fushën e arsimit, duke theksuar se arsimi mbetet një nga prioritetet kryesore të ekzekutivit informon Tetovasot.
Gjatë vizitës në Kratovë dhe në sallën sportive të rinovuar, duke iu përgjigjur një pyetjeje gazetareske lidhur me investimet në infrastrukturën arsimore gjatë këtij viti, Mickoski tha se këto projekte përfshijnë shkolla, konvikte studentore dhe objekte të tjera arsimore në mbarë vendin.
“Po, sigurisht. Edhe ky objekt është pjesë e këtyre investimeve. Në nivel shtetëror janë paraparë më shumë se 160 deri në 170 projekte për investime në arsim – në shkolla, konvikte studentore dhe objekte të tjera, gjë që për Qeverinë tonë paraqet një imperativ”, u shpreh Mickoski.
Ai theksoi se në periudhën e fundit prej një viti e gjysmë janë investuar mbi 65 milionë euro në arsim, nga të cilat rreth 56–57 milionë euro janë realizuar përmes Programit A.A.
“Arsimi është një nga prioritetet tona kryesore si Qeveri dhe do të vazhdojmë me investime të reja, sepse pa arsim cilësor dhe të mirë nuk ka të ardhme”, deklaroi kryeministri Mickoski.TS