“Dhjetori është muaj kur mund të përmblidhen rezultatet dhe të bëhet një analizë për atë se çfarë nënkuptonte implementimi i projektit ‘Safe City’. Nëse krahasojmë dhjetorin e vitit 2025 me dhjetorin e vitit 2024, do të arrijmë në një parametër shumë të rëndësishëm, i cili na bën të kënaqur dhe të lumtur me fillimin e funksionimit të ‘Qytetit të Sigurt’, sepse në Shkup, në dhjetor 2024, si pasojë e aksidenteve në komunikacion, jetën e kanë humbur 5 persona, ndërsa këtë vit asnjë. Zbatimi i këtij aplikacioni po jep rezultatet e veta”, u përgjigj kryeministri Mickoski në pyetjen gazetareske lidhur me faktin nëse është i kënaqur me zbatimin e sistemit “Safe City”.

Mickoski shtoi se edhe numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku në vitin 2024 ka qenë 142, ndërsa vitin e kaluar 131 persona. Sipas tij, kjo do të thotë se edhe në qytetet ku nuk është instaluar sistemi “Safe City” dhe në autostrada, vozitet më me kujdes.

“Ne vazhdojmë edhe më tej përgatitjen e sistemit. Nuk pres që nga 1 shkurti ai të funksionojë në mënyrë brilante kudo dhe që të mos ketë diku gabime apo devijime, por gjatë procesit, ashtu siç do të rritet sistemi, edhe ne do të rritemi bashkë me të dhe do ta nivelojmë. Por shifrat për uljen me 11 viktima më pak në vitin 2025 dhe në Shkup 0 në dhjetor, përkundrejt pesë në dhjetor 2024, na japin të drejtë të jemi të kënaqur”, tha Mickoski, duke shtuar se Qeveria do të qëndrojë pas këtij projekti pavarësisht fushatës kundër dhe kritikave që janë drejtuar në adresë të të njejtit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com