Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka deklaruar se Forcat e Armatosura të vendit janë përgatitur për t’ju përgjigjur menjëherë dhe fuqishëm çdo agresioni. Në një postim në rrjetet sociale, Araghchi thotë se vendi ka nxjerrë “mësime të vlefshme” nga lufta 12-ditore e qershorit të kaluar.
Ai pretendon se Irani do të mirëpriste një marrëveshje bërthamore që është “reciprokisht e dobishme, e drejtë dhe e barabartë”.
Kjo vjen pasi një këshilltar i udhëheqësit suprem iranian përsëriti kërcënimin se çdo sulm i SHBA-së ndaj vendit do të nënkuptonte “fillimin e një lufte”.
Ali Shamkhani reagoi në platformë X, duke thënë: “Një sulm i kufizuar është një iluzion. Çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara, nga çdo vendndodhje dhe në çdo nivel, do të konsiderohet si fillimi i një lufte dhe përgjigja do të jetë e menjëhershme, gjithëpërfshirëse dhe e pashembullt – duke synuar zemrën e Tel Avivit dhe të gjithë mbështetësit e agresorit. Kjo shënon kërcënimin më të fundit nga Teherani ndaj SHBA-së, me sa duket duke shpresuar të shmangë çdo veprim”.