Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të të reshurave të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi Ministria e Transportit.
Siç raportohet nga Ministria e Transportit, ekipet e NP “Makedonijapat” janë të pajisura plotësisht dhe me të gjithë makinerinë dhe fuqinë punëtore janë në terren, po pastrojnë vazhdimisht rrugët shtetërore.
Rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore, drejtimi me kujdes i automjeteve, respektimi i sinjalistikës së vendosur dhe përshtatja e shpejtësisë në përputhje me kushtet e rrugëve.
“Ne qëndrojmë në terren gjatë gjithë ditës për të siguruar rrjedhën e qetë dhe të sigurt të trafikut”, thonë nga Ministria e Transportit.