Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë me lagështi në vende të caktuara. Dukshmëria për shkak të mjegullës është zvogëluar në 100 metra në rrugën Tetovë – Shkup, nga 30 në 40 metra në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit dhe deri në 50 metra në qafat malore Bukovë dhe Gjavatë, njoftoi NP Rrugët e Maqedonisë.
Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme. Në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.z
Mgid