Meteorologët paralajmëruan mot kryesisht me vranësira gjatë ditës. Në pjesët e skajshme veriperëndimroe dhe juglindore me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në viset e larta malore me reshje të dobëta të borës. Parashihet të fryjë erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit, erë kohëpaskohe e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale pritet të jetë në interval prej 3 deri 7 gradë, ndërsa maksimalja prej 8 deri 12 gradë Celsius.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira paradite me dukuri të mjegullës, pasdite me kushte për reshje të kohëpaskohshme të shiut, si dhe me periudha me diell. Pritet temperatura minimale të zbresë deri 3, ndërsa maksimalja të arrijë deri 12 gradë Celsius.

Reshje më të rrëmbyeshme dhe kushte për bubullima të rralla priten nesër. Sipas paralajmërimeve, reshjet do të vazhdojnë edhe të martën deri në orët e mbrëmjes. Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të rriten. Gjatë natës dhe të enjten, sërish do të ketë reshje të shiut, ndërsa në male me borë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com