Në kuadër të Takimit të dytë të Platformës Ballkanike për Paqe, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, së bashku me ministrat e punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse, u takuan sot në Stamboll me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Turqisë me vendet e rajonit, si dhe mbi çështje më të gjera rajonale me interes të ndërsjellë.

“Në një kohë kur bota dhe rajoni po përballen me sfida serioze, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të Platformës Ballkanike për Paqe”, thuhet në komunikatë.

Në takim u vlerësua bashkërisht se Ballkani duhet të ecë përpara me një qasje që merr parasysh mësimet e së kaluarës, por që synon qartë stabilitetin, bashkëpunimin dhe një të ardhme të përbashkët.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com