Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, theksoi rolin e Turqisë si fqinj rajonal, aleat i NATO-s dhe partner kyç ekonomik, transmeton Anadolu.

Mucunski, së bashku me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, mori pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes në Ballkan që u mbajt në Stamboll, nën mikpritjen e kryediplomatit turk Hakan Fidan.

Në një postim në rrjetin social X, Mucunski shkroi se stabiliteti nuk është i trashëguar, por ndërtohet përmes interesave të qarta, bashkëpunimit praktik dhe rezultateve konkrete që ndihen çdo ditë nga qytetarët.

Ai nënvizoi nevojën për një qasje realiste dhe të orientuar drejt rezultateve në bashkëpunimin rajonal.

“Theksova rolin e rëndësishëm të Turqisë si fqinj rajonal, aleat i NATO-s dhe partner kyç ekonomik, si dhe vlerën e Platformës si një mekanizëm për ta kthyer dialogun në veprim”, tha Mucunksi.

Ai ka nënvizuar edhe rëndësinë e lidhshmërisë ekonomike dhe investuese, sigurisë energjetike, transportit dhe tregtisë si fusha prioritare për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Duke riafirmuar gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të kontribuar aktivisht, ai theksoi se besueshmëria e politikave matet nga rezultatet e arritura dhe jo nga deklaratat.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com