Benfica ka shënuar një fitore të madhe ndaj Real Madridit me rezultat 4:2, duke siguruar kualifikimin në play-off të Ligës së Kampionëve në mënyrën më dramatike të mundshme.

Skuadra portugeze e mbylli fazën në vendin e 24-të, pozita e fundit që siguron kalimin tutje, me gjithsej nëntë pikë, falë kësaj fitoreje vendimtare. Deri në minutat shtesë, rezultati ishte 3:2 në favor të Benficas, duke mbajtur ende të hapur fatin e kualifikimit, por që portugezëve u nevojitej edhe një gol.

Momenti më i veçantë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë të kohës shtesë, kur portieri i Benficas, Anatoliy Trubin, u ngjit në zonën kundërshtare dhe shënoi me kokë, duke vulosur fitoren 4:2 dhe duke shpërthyer festën në tribuna.

Goli i pazakontë i portierit i dha fund çdo dileme dhe i siguroi Benficës një biletë për fazën play-off, në një mbrëmje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët portugezë. Real Madridi, pavarësisht përpjekjeve, nuk arriti të ndalë një Benfica të vendosur deri në sekondat e fundit.

Një fitore historike, një kualifikim dramatik dhe një hero i papritur për Benfican.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com