Ndërroi jetë Sande Xhambazovski, veprimtar i shquar politik dhe ish-funksionar shtetëror, i cili gjatë karrierës së tij ushtroi disa funksione të rëndësishme publike.
Xhambazovski ishte kryetar i Organizatës Komunale të LSDM-së në Shtip, anëtar i Komisionit për Bujqësi pranë partisë, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministër i Bujqësisë, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë.
Puna e tij u dallua për përkushtimin ndaj interesit publik, zhvillimit institucional dhe avancimit të sektorit bujqësor në vend.
Varrimi do të mbahet të enjten, më 15 janar 2026, nga ora 12:30 deri në 13:30, në Varrezat e Qytetit në Shtip./TS
Mgid