Stilisti i flokëve i të famshmëve Kim Vo, një kolorist i preferuar për yjet më të mëdhenj të Hollivudit, përfshirë Gwyneth Paltrow, Kate Hudson, Britney Spears, Goldie Hawn, Uma Thurman dhe Pamela Anderson ka vdekur pas një beteje të gjatë me kancerin kolorektal.
Burri i Kim-it, Adeel Khan, e konfirmoi lajmin në Instagram, duke përshkruar një lamtumirë intime dhe të dhimbshme, duke shkruar se burri i tij i dashur, miku më i mirë dhe partneri në jetë dhe biznes kishte “dhene frymën e fundit”.
Adeel zbuloi se Kim u diagnostikua me kancer kolorektal në vitin 2018, duke thënë se ai “luftoi me trimëri, duke fituar shumë beteja gjatë rrugës dhe duke tejkaluar të gjitha pritjet mjekësore” nën kujdesin e Dr. Lawrence Piro dhe ekipit të tij në Klinikën Angeles dhe Cedars-Sinai, por në fund të fundit, “Zoti vendosi se ishte koha që engjëlli ynë në tokë të kthehej në shtëpi”.
Homazhet vërshuan nga Hollywoodi, me Tori Spelling. Aktorja komentoi në postimin e Adeel, duke shkruar… “Më vjen shumë keq, ai ishte një njeri kaq i mrekullueshëm. I mbushur me kaq dritë dhe dashuri.”
Në mbishkrim, Adeel ndau gjithashtu dëshirën e fundit të Kim-it, duke u kërkuar fansave të dhurojnë për Fondacionin Kim Vō në vend të luleve, për të mbështetur krijuesit e flokëve, bukurisë dhe modës të prekur nga kanceri.
Përtej klientëve të tij të klasit A, fansat e njihnin Kim-in edhe nga televizioni duke qenë gjyqtar i serialit “Shear Genius” të Bravo-s, duke punuar prapa skenave në “Extreme Makeover” dhe së fundmi duke luajtur në serialin “Blowing LA” të Paramount+.