Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Apostul Pali – Ohër vitin e kaluar kanë shërbyer 3,5 milionë udhtarë dhe 26.500 fluturime.

“Numri i udhëtarëve të transportuar 3.475.288 përmes aeroporteve të Shkupit dhe të Ohrit në vitin 2025 është rritje prej 9 për qind krahasuar me vitin 2024, ndërsa tek fluturimet e shërbyera rritja vjetore është 4 për qind”, informon TAV Maqedoni.

Në dhjetor të vitit 2025, statistika e koncesionierit tregon rritje dyshifrore të përqindjes së udhëtarëve të shërbyer në dy aeroporte prej 25 për qind në krahasim me dhjetorin e vitit 2024, një vit më parë ose përkthyer në shifra 294.781 udhëtarë.

Në muajin e fundit të vitit të kaluar, janë realizuar 2,019 fluturime që është për 7 për qind më shumë ktahasuar me dhjetorin e vitit 2024.

“Rritje stabile tregon edhe mesatarja ditore e udhëtarëve në vitin 2025. Aeroporti i Shkupit btenda ditës mesatarisht ka shërbyer 8.786 udhëtarë që është për 9 për qind më shumë se në vitin 2024, ndërsa përmes Aeroportit të Ohrit brenda ditës kanë udhëruar 767 udhëtarë që është për 16,3 për qind më shumë krahasuar me vitin e klauar.

Analizat e veçanta për dy aeroportet për periudhën nga janari deri në dhjetor tregojnë se përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit kanë udhëtuar 3.211.419, që është 8,7 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtën në vitin 2024, ndërsa Aeroporti i Ohrit “Shën Apostul Pali” regjistroi një rritje dyshifrore prej 20 për qind me 263,869 udhëtarë të shërbyer.

“Rritja prej 9 përqindëve e numrit të udhëtarëve dhe 4 për qind rritje e fluturimeve të dy aerporterve të Maqedonisë është konformimi direkt se investimi në modernizimin e infrastrukturës, avancimi i efkasitetit operativ dhe zgjerimi i rrjetit të linjave ajrore japin rezultate konkrete dhe të matshme. Në mënyrë plotësuese, destinacionet e reja, bashkëpunimet e vazhdueshme me kompanitë ajrore, rritja e kërkesës për udhëtim dhe përkushtimi të të punësuarve tanë kanë mundësuar rritje që qëndrueshme dhe stabile. Këto rezultatet e ashpërsojnë pozicionin e aeropoereve të Maqedonisë si qendra të sigurta dhe konkurruese rajonale ajrore dhe na japin bazë të fuqishme edhe për një zhvillim amvicioz në periudhën e ardhshme”, thotë në deklaratën me shkrim, Nexhat Kurt, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Stambolli, në të gjithë 12 muajt e vitit 2025, ishte destinacioni më i frekuentuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në të dy aeroportet IGA dhe Sabiha Gokçe me pjesëmarrje në treg prej 16.6 për qind. Pas tij vijnë Bazel Milluz (6.2 për qind), Frankfurti (5.7 për qind), Cyrihu (4.5 për qind) dhe Mynihu – Memingen (4.2 për qind).

Pesë vendet kryesore me më shumë fluturime direkte janë Gjermania (25.4 për qind pjesë tregu në trafikun e përgjithshëm të aeroporteve), Turqia (23.6 për qind), Zvicra (10.8 për qind), Italia (5.5 përqind) dhe Suedia (4.3 për qind).

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit aktualisht fluturojnë gjithsej 15 linja ajrore drejt 49 destinacioneve, ndërsa nga Aeroporti Shën Apostul Pali – Ohër, tre linja ajrore fluturojnë në 7 destinacione.

Sipas paralajmërimeve të kompanive ajrore, nga marsi i vitit të kalur, rrjeti i linjave ajrore nga dy aeroportet e Maqedonisë do të rritet, me hapjen e linjave të reja ajrore dhe destinacioneve të reja. “Uiz er do të fillojë të fluturojë nga Shkupi drejt Napolit dhe do ta kthejë linjën ajrore nga kryeqyteti i Maqedonisë deri në Budapestë, ndërsa nga Ohri do të fillojë të fluturojë deri në Milano. Në maj Austrian erlajns do të fillojë të fluturojë nga Ohri der në Vjenë, ndërsa në qershor Aeroporti i Shkupit do t’i kthejë turistët polak në Ohër me hapjen e linjës së re ajrore nga Vrocllav dhe kthimin e fluturimeve nga Katovice”, informuan nga TAV Maqedoni.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com