Tragjedia e trafikut në të cilën humbën jetën shtatë tifozë të PAOK-ut vazhdon të jetë temë diskutimi në rajon, ndërsa tani po dalin informacione të reja.

Sipas autoriteteve, analizat toksikologjike treguan se vozitësi i kombit ishte nën ndikimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Edhe pse ekspertiza teknike ende nuk është përfunduar dhe nuk është përcaktuar nëse ka pasur problem me drejtimin e automjetit gjatë parakalimit, është konfirmuar prania e kanabisit dhe kokainës te vozitësi.

“Është konstatuar edhe prania e alkoolit”, tha Berta Serena Konstantinesku, zëdhënëse e Prokurorisë pranë gjykatës në Lugoj.
Ajo shtoi se në vendngjarje u gjetën qese me substanca për të cilat dyshohet se janë psikoaktive, por rezultatet zyrtare laboratorike pritet të dalin.

Për sa i përket spekulimeve se automjeti kishte defekt teknik dhe se timoni ishte bllokuar gjatë parakalimit, organet hetimore për momentin nuk japin një qëndrim përfundimtar, pasi analizat janë ende në proces.

Nga tre personat që mbijetuan aksidentin pranë Lugojit, dy janë transportuar në Selanik me avion mjekësor të siguruar nga Ministria Greke e Shëndetësisë. Njëri nga të lënduarit do të mbetet në trajtim spitalor, ndërsa tjetri është liruar për kujdes shtëpiak.

Aksidenti ndodhi pranë kufirit me Serbinë, ndërsa rifozët po udhëtonin drejt Francës për të marrë pjesë në ndeshjen PAOK-Lyon në kuadër të Ligës së Europës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com