“Në Spanjë kam vuajtur më shumë nga ndjenjat anti-katalane sesa nga racizmi”, ish-talenti i Barcelonës zbulon vuajtjet
Jean Marie Dongou, një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së Barcelonës në vitet e fundit, ka folur në programin ‘El After’ të ‘Postunited’ rreth përvojave të tij në botën e futbollit.
Ish-futbollisti 30-vjeçar kamerunas, i cili debutoi me ekipin e parë të Barçës më 6 dhjetor 2013, nën drejtimin e Tata Martinos dhe u tërhoq nga futbolli në moshën 28 vjeçare në prill 2023, i rrëfeu Esteve Calzadës ndjenjat e atëhershëm.
“Sinqerisht kam vuajtur më shumë nga ndjenjat anti-katalane sesa nga racizmi në Spanjë. Nuk kam vuajtur kurrë nga racizmi”, ka thënë fillimisht ai.
Dongou zbuloi se “kur debutoje në ekipin e parë, duhej të ftoje dikë të bënte diçka të mirë për të cilën nuk mund të flas këtu… përndryshe do ta mbyllnin kanalin tënd”.
Kamerunasi, i cili në adoleshencë u bë një nga premtimet më të mëdha të futbollit botëror, kujtoi se “kur arrita, Barcelona të paguante shumë para për një fëmijë. Unë kam sjellë para në shtëpi që kur isha 13 vjeç. Paratë që më paguante Barça ishin të mjaftueshme për të ndihmuar prindërit e mi, motrat e mia… Fillova të paguaja për universitetin e motrave të mia”.
– YouTube www.youtube.com
Si e nënshkroi kontratën me Barcelonën
‘Dongol’, i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti për Barcelona B (2012-16), Real Zaragoza (2016-17), Nastic de Tarragona (2017-18), Lugo (2018-19), Lleida (2019), Honka Espoo (2020-21), Zamora (2022), Anagennisi Karditsa (2022) dhe Osaka (2023), tregoi se si Barcelona e zgjodhi atë në moshën 13-vjeçare nga 300 fëmijë.
“Ishim 300 fëmijë dhe nga ata 300, ata zgjodhën 60. Dhe nga ata 60, trajneri bëri një përzgjedhje prej 12 vetash. Ne erdhëm në Barcelonë dhe Barça nënshkroi vetëm tre prej nesh”.
“Unë kalova dy vjet në Fondacion. Jetoja në shtëpinë e njërit prej drejtorëve të Fondacionit, shkonim në shkollë, stërviteshim… Dhe pastaj, kur kishte një turne, vinim këtu për të luajtur. Dhe kështu Barça më nënshkroi mua”, tha djaloshi nga Douala (Kamerun), i cili mbërriti në Spanjë falë Fondacionit Samuel Eto’o.
Dongou shtoi tutje se: “Barcelona më shpëtoi jetën mua dhe familjes sime. Nëse nuk do të kisha shkuar te Barça, prindërit e mi ndoshta nuk do të ishin gjallë sot”.
Dongou: Eto’o nuk hëngri me ekipin kombëtar të Kamerunit sepse kishte frikë se do ta helmonin
Ndër titujt kryesorë nga intervista e Dongout në programin ‘El After’ të ‘Postunited’, ishte zbulimi i tij se “Samuel Eto’o nuk hëngri gjatë kampeve stërvitore të ekipit kombëtar të Kamerunit sepse kishte frikë se do ta helmonin. Vëllai i tij i sillte ushqim”.
“Në një thirrje me Kamerunin, trajneri më tha se nuk mund të luaja sepse Eto’o tha që nëse do të luaja, ai nuk do të luante”, përfundoi ish-lojtari i Barcelonës. /Telegrafi/